Podujevë, jepen 500 çanta me material shkollor për nxënësit e familjeve në nevojë

24 gusht 2021 | 11:48

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e organizatës “Qatar Charity” përmes së cilës sigurohet mbështetje me çanta dhe material shkollor për 500 nxënës nga Komuna e Podujevës.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, prioritet do t’u jepet nxënësve nga familjet në nevojë, hendikepëve dhe jetimëve.

Kryetari Bulliqi ka falënderuar organizatën “Qatar Charity” e cila në vazhdimësi po ndihmon në Komunën e Podujevës me projekte në fusha të ndryshme.

“Ky është projekti i radhës që po e realizojmë bashkë me ‘Qatar Charity’. Është projekt i veçantë, sepse ofron ndihmë pë familjet në nevojë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Ndaj falënderoj këtë organizatë për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, ka theksuar kryetari Bulliqi.

Edhe përfaqësuesi i “Qatar Charity” u shpreh falënderues ndaj Komunës së Podujevës për bashkëpunim korrekt.
Sipas marrëveshjes, organizata “Qatar Charity” merr përsipër të gjitha shpenzimet e realizimit të projektit. Ndërsa, komuna, bazuar në rregullativën ligjore të vendit, bënë shpërndarjen e materialit shkollorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i bujshëm ka qarkulluar mëngjesin e sotëm në…