
Poeti Tafa takohet me kryeministrin Xhaferi, ia dhuron dy libra
06 mars 2024
| 14:26
Poeti i njohur, Lulzim Tafa, ka pritur në zyrën e tij kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Tafa e ka falënderuar Xhaferin për vizitën dhe në shenjë respekti ia ka dhuruar dy libra.
“Sot në zyrën time ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, shkëlqesia e tij, z. Talat Xhaferi. Kryeministrin e falënderova për vizitën dhe i dhurova një libër në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase”, ka shkruar Tafa në “Facebook”.