Poezi nga Adem Gashi

16 prill 2020 | 22:53

*

erdhi fundjava ikën fqinjët
po ikin të mitë po iki dhe unë
ku kah
tretën dikah
po marr arratinë dhe unë në katund

mbushur me mall takoj kujtimet
ndoshta s’qenë veçse ëndrra rinie
epo diku do të të gjej dhe ty
nuk fshihen dot
të vetëtimtat shikime

qetësi
ka rënë mbrëmja ka dalë hëna
puhi e pranverës më sjell zëra të natës
prit
m’u bë se më thirri nëna

o sa vonë të doli gjumi plakush
se mos i preku ndokush
kufijtë e imagjinatës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish u është drejtuar qytetarëve…