
Pogba braktis grumbullimin me Francën
09 nëntor 2021
| 12:10
Mesfushori Paul Pogba është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e Francës, pasi nuk ka arritur të riparohet plotësisht për dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps e ka zëvendësuar mesfushorin e Manchester United me mesfushorin e Romës, Jordan Veretout. Nëse triumfon ndaj Kazakistanit më 13 nëntor, Franca do të sigurojë kualifikimin direkt në Botëror.