Pogba dëshiron të rikthehet në Juventus

05 shtator 2020 | 11:20

Mesfushori Paul Pogba dëshiron të rikthehet te Juventus.

Është mediumi italian ‘Tuttosport’ që raporton se Paul Pogba dëshiron të rikthehet te ish skuadra e tij.

Francezi nuk ka rinovuar ende me Manchester United, dhe vullneti i tij është bashkimi me kampionët e Serie A.

Pogba edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit, ku pa pasur padyshim vitet më të mira të karrierës.

Në vitin 2016, për 105 milionë euro, Pogba kaloi te Manchester United, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit atëkohë, rekord ky që sot mbahet nga Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj në një intervistë për KosovaPress…