
Pogba: Interi fiton finalen e Championsit
31 maj 2025
| 18:21
Mesfushori francez, Paul Pogba, është shprehur se Interi do të fitojë Champions League kundër Paris Saint Germain.
Sipas tij, zikaltërit do triumfojnë me rezultatin 2-1.
“Finalja e Champions League? Mendoj se Interi do të fitojë 2-1”- tha ish lojtari i Juventusit.
Një parashikim befasues që nuk pritet mirë tifozët parisien që ëndërrojnë Champions Leaguen e parë në historinë e tyre.
Finalja e Champions League luhet këtë të shtunë në Mynih.