Pogba: Ka ardhur koha e duhur për sfida të reja

16 qershor 2019 | 17:12

Paul Pogba është përfolur shumë kohët e fundit dhe është lidhur me një kalim të mundshëm te Reali i Madridit.

Lidhur me këto zëra nuk ka pasur reagim as nga lojtari dhe as nga klubet respektive, Manchester United apo Real Madrid. Aktualisht, mesfushori i “Djajve të Kuq” ndodhet në Azi për një tur dhe së fundmi duket se ka folur për një gazetar në Tokio. Sipas raportimeve, thuhet se Pogba e ka thënë hapur se kërkon sfida të reja, duke nënkuptuar se koha e tij te Unitedi ka përfunduar.

“Kam tri vite në Manchester dhe kam kaluar disa momente të këqija dhe disa momente të mira, si çdokush kudo. Mendoj se tashmë, për mua ka ardhur koha e duhur për sfida të reja”, citohet të ketë thënë Pogba.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo më larg se gjashtë muaj më parë, në rrjet…