Pogba mendon rikthimin në United

09 mars 2022 | 13:22

Mesfushori francez Paul Pogba po e mendon seriozisht rikthimin në Manchester United.

Kampioni i botës me Francën kishte vendosur të rikthehej në Manchester United, por ai në “Old Trafford” nuk arriti asnjëherë të jepte më të mirën. Mesfushorit kualitativ do t’i skadojë kontrata gjatë verës që vjen dhe nuk është i interesuar për të vazhduar eksperiencën në “Teatrin e Ëndrrave”.

Në anën tjetër, mediet italiane raportojnë se Pogba do të rikthehet në Juventus. Interesim për 28-vjeçarin kanë shfaqur edhe PSG-ja dhe Real Madrid.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus…