 
                    Pogba mund të kthehet në këtë vikend
                31 tetor 2025
                |  13:30
            
        Paul Pogba mund ta luajë ndeshjen e parë zyrtare këtë vikend, për skuadrën e Monacos.
Pogba nuk ka luajtur që prej 3 shtatorit të vitit 2023. Ishte i dënuar për shkak të dopingut.
32-vjeçari në atë kohë ishte pjesë e Juventusit, ndërsa në këtë verë iu bashkua Monacos në Francë.
“Është e mundur që ai t’i bashkohet skuadrës. E kemi edhe një stërvitje. Nëse i përballon ngarkesat dhe ndihet mirë, do të jetë me grupin”, ka deklaruar të enjten trajneri Sebastien Pocognoli.
Monaco të shtunën nga ora 19:00 përballet me skuadrën Paris FC.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        