Pogba, Romës: Synojmë ta fitojmë trofeun e Ligës së Evropës

16 prill 2021 | 14:03

Mesfushori Paul Pogba ka paralajmëruar kundërshtarin e tyre të ardhshëm në Ligën e Evropës, Romën se synojnë të fitojnë Ligën e Evropës.

“Ne i njohim ata dhe e dimë historinë e tyre”, ka thënë Pogba për “Sky Sport Italia”.

“Ishte një fitore e bukur. Është ajo që donim. Ne e dinim që ata mund të na krijonin telashe, por ne kishim luajtur një rezultat të mirë në ndeshjen e parë, dhe këtë herë ishte e njëjta gjë. Tani ne përballemi me Romët, që mezi presim të luajmë. Qëllimi ynë është ta fitojmë këtë trofe”, ka shtuar Pogba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se…