Polakë e serbë provokojnë Kosovën

07 gusht 2025 | 08:22

Mbrëmë në Poloni në stadiumin e Poznan u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdes në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Europës.

Ekipi serb triumfoi në fund me rezultat 1:3, por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është një baner skandaloz që u shfaq nga tifozët e pranishëm.

Tifozët shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe flamurin serb.

Mediet në Serbi i thurën lavde këtij veprimi skandaloz, duke thënë se tifozët polakë e kanë fituar simpatinë e tyre me këtë veprim.

Këto veprime skandaloze janë bërë të zakonshme sa herë që një skuadër serbe luan ndeshje ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në…