Poli i Veriut i Marsit, vend ideal për krijimin e kolonive të ardhshme njerëzore

15 shtator 2018 | 19:15

Rajonet polare të Marsit mund të jenë vendi ideal, ku mund të ngrihen ngulimet e para njerëzore, që fillimisht do të jenë baza kërkimi sepse në këto zona është probabiliteti më i lartë për të gjetur gjurmë të jetës së kaluar dhe më pas të shndërrohen në koloni të banuara nga njerëzit sepse në pole ka ujë, në trajtën e akullit, si dhe burime të tjera natyrore në gjendje që t’i shndërrojnë kolonitë në të vetëmjaftueshme, sipas një studimi të bërë nga Politekniku i Lozanës, i koordinuar nga Anne Marlene Ruede dhe i botuar në revistën “Acta Astronautica”, si dhe i prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare mbi Turizmin në të Ardhmen, që po zhvillohet në Francë, Viksuz.

“Kjo është hera e parë që propozohet zona polare për misionet e ardhshme njerëzore në Mars, sepse deri tani mendohej për ekuatorin sepse është pak më i ftohtë, por nuk ka ujë”, thotë Enrico Flamini i Universitetit të Kietit dhe që është një prej autorëve të zbulimit të një liqeni nëntokësor me uji të lëngshëm dhe të kripur në Polin e Jugut në Mars, shkruan atsh.

“Të ngresh kolonitë njerëzore në pole është një projekt logjik, sepse burimi kryesor për çdo koloni njerëzore është uji”, shtoi ai.

“Studiuesit e Lozanës parashikojnë një koloni në Polin e Veriut të planetit sepse aty ka vetëm ujë të ngrirë, ndërsa në Polin e Jugut akulli është i përzier me dioksid karboni dhe rajoni është më i ftohtë”, shpjegon Flamini.

“Uji shërben edhe për bujqësinë, mund të shpërbëhet në oksigjen dhe hidrogjen për të pasur një atmosferë ku merret frymë, por edhe karburant për raketat”, thekson ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim te Real Sociedadi, 1…