Policë të Njësisë Speciale Operative dhurojnë gjak

09 prill 2020 | 11:06

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19. Si pasojë e përhapjes së këtij virusi, numri i të infektuarve ka shkuar në 224, gjashtë të vdekur dhe 37 të shëruar.

Për t’i dalë në ndihmë shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, të gatshëm janë shprehur pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Gjatë ditës së djeshme shumë prej tyre dhuruan gjak, disa atë ritëm po e vazhdojnë edhe sot.

Pas kërkesës së Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, sot pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, saktësisht të Njësisë Speciale Operative (NJSO) dhuruan gjak, për të shpëtuar jetë, raporton Indeksonline. Policë të shumtë u drejtuan tek Qendra e Transfuzionit të Gjakut në mënyrë që të dhurojnë gjak për të gjithë ata që do të kenë nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BE po luan me zjarrin. Ky është shansi i fundit…