
Polici dëshmitar: Sulmi në Banjskë ishte i formacionit ushtarak
Dëshmitari, zyrtari policor në Njësinë për ndërhyrje të shpejtë, Alban Rashiti, i cili ishte plagosur në rastin “Banjska”, gjatë dëshmisë së tij në rastin Banjska, ka thënë se sulmi në Banjskë ka qenë një formacioni ushtarak, i mirë përgatitur dhe gjithçka i koordinuar.
“Gjuajtjet kanë ardhur nga i gjithë fshati. Në anën e majtë ka qenë i vendosur një snajperist, i cili ka gjuajtur gjatë tërë kohës dhe pozicioni i tij ka qenë shumë i rrezikshëm për ne. Ai ka qenë formacion ushtarak, pasi gjithçka ka qenë e koordinuar. Gjuajtjet kanë qenë me predha të ndryshme dhe ka qenë shumë afër nesh. Ne e dimë që ato formacione, ato armë , nuk i kanë disa të themi terroristë ose grup i caktuar. Për përdorimin e tyre duhet që të ketë trajnime të caktuara dhe njohuri shumë të mira. Gjithçka ka qenë e koordinuar, nuk ka pasur lëvizje të pakoordinuara, ka pasur një plan shumë mirë të përgatitur. Grup kriminal i struktura shumë mirë, me persona me njohuri shumë të mirë të armëve. Është gjuajtur edhe me raketahedhës. Pajisje e pazakontë ka qenë ai droni që gjatë tërë kohës na ka vëzhguar neve. Ka qenë i përgatitur ndriçimi edhe lëvizjet e tyre, por që është normale që nuk mundemi me t’i identifikojmë, pasi ka qenë largësi e madhe. Kam parë vetëm lëvizje, por jo të identifikojë, sepse ka qenë largësi, por disa lëvizje”, ka thënë Rashiti.