Polici rrahu kamarierin në Vlorë, Rama: T’i dorëzohet drejtësisë sapo të dalë nga spitali

27 korrik 2025 | 17:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas një incidenti që ndodhi së fundmi në Vlorë ku një kamarier është dhunuar fizikisht nga një punonjës policie i cili në ato momente ishte jashtë detyrës zyrtare.

Përmes një postimi në “X”, Rama kërkon që punonjësi i policisë të përjashtohet nga radhët e uniformave blu dhe të ndiqet nga drejtësia.

“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë e duhur por duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali. Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit. *Shembull: Çdo punonjës apo zyrtar i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”, ka shkruar shefi i qeverisë shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident zinxhiror është regjistruar sot në autostradën Lushnje–Fier, në…