
Polici vrau vëllanë në Graçanicë
Një zyrtar policor ka shtënë me armë zjarri në vëllanë e vet dje në Gushtericë të Graçanicës.
Viktima ka vdekur pas plagëve të marra, ndërsa polici është arrestuar dhe me rastin është duke u marrë Inspektorati Policor i Kosovës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË/Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 07.05.2022 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës).