
Policia aksion në Shkodër, asgjëson mbi 1 000 bimë kanabisi
28 shtator 2025
| 13:12
Policia në Shkodër ka gjetur dhe asgjësuar edhe 1447 bimë narkotike, që dyshohen të jenë të llojit kanabis sativa.
Sipas njoftimit të Policisë, janë proceduar katër kryetarë fshatrash të Qarkut të Shkodrës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Policia bëri të ditur po ashtu se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.