Policia apelon: Festo me zemër, jo me armë

22 korrik 2025 | 11:48

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit së bashku me Këshillin Lokal për Siguri në Bashkësi, janë duke realizuar një fushatë vetëdijësuese me mesazhin “Festo me zemër, jo me armë”.

Gjatë këtij aktiviteti, policia së bashku me anëtarë të Këshillit Lokal për Siguri në Bashkësi kanë shpërndarë broshura.

“Qëllimi i kësaj fushate janë këshillat për qytetarët, në mënyrë që t’i marrin masat e nevojshme që festat të kalojnë pa incidente, po ashtu që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak ditësh, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë…