Policia apelon për kujdes të shtuar për shkak të reshjeve dhe ngricave

01 shkurt 2026 | 22:33

Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut dhe borës që po ndikojnë në gjendjen e rrugëve.

Sipas Policisë, pjesëmarrësit në trafik, dhe veçanërisht shoferët e automjeteve, duhet të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagura, të mbuluara me borë ose me mundësi ngricash.

Këshillat e Policisë për shoferët: Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve; Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës; Ngadalësoni gjatë lëvizjes në rrugë të lagura, të mbuluara me borë ose akull; Pajisuni me goma dhe mjetet dimërore.

Policia e Kosovës thekson se siguria në trafik është prioritet, dhe kujdesi i shtuar nga çdo drejtues automjeti ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për  Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës…