Policia arrestoi 13 persona në Malishevë

08 prill 2020 | 10:42

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh publikuar sot, ka njoftuar se dje ka arrestuar në Malishevë 13 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Në raport bëhet me dije se 3 nga 13 personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Fsh. Astrazup, Malishevë, 07.04.2020 – 11:35. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Astrazup, Malishevë, 07.04.2020 – 11:32. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malishevë, 07.04.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 07.04.2020 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 07.04.2020 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Drenoc, Malishevë 07.04.2020 – 13:32. Janë arrestuar një (1) mashkull dhe një (1) femër, që të dytë kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Drenoc, Malishevë  07.04.2020 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë  të rregullt.

Fsh. Bellanicë, Malishevë, 07.04.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen…