Policia arrestoi 26 persona, 18 i dërgoi në mbajtje

11 maj 2020 | 10:21

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19 institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash për parandalimin e këtij virusi. Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe, por që vazhdon të jetë aktiv.

Megjithatë, në 24 orët e fundit 22 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtët nuk respektuan këto masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse.

12 persona u ndaluan në Prizren, tre në Ferizaj, tre të tjerë në Gjakovë, dy në kufi të Kosovës, një në Mitrovicën e jugut dhe një në atë të veriut.

Gjithsej janë shënuar 17 raste në kuadër të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit policia ka arrestuar 26 persona të tjerë që kishin të bënin me vepra të ndryshme penale. 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kanë gjetur prova për mutacione në teste të koronavirusit,…