Policia arreston dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

10 korrik 2019 | 10:35

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vrasje në tentativë.

“Rasti ka ndodhur me datën 07.07.2019, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në QKUK, për tretman mjekësor. Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës,  kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy  personave të dyshuar: V. S,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe D. S,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur…