
Policia arreston dy serbë në Koshare, prokuroria i liron, njëri nga ta ushtar aktiv i Serbisë
27 shtator 2025
| 15:53
Dy serbë, njëri nga ta është ushtar aktiv në Serbi janë arrestuar në Koshare.
Siç raportohet, dy serbët, babai dhe djali i tij, i cili është edhe ushtar aktiv në Serbi, kanë hyrë nga pika kufitare në Kullë, fillimisht kanë qenë në Manastirin e Deçanit dhe më pas kanë vazhduar rrugën për në Koshare.
Raportohet se të njëjtit u arrestuan nga disa policë që kanë qenë edhe pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga pamjet që janë publikuar, gjatë kontrollit janë gjetur uniforma, simbole nacionaliste, emblema të ndryshme të Serbisë dhe iu është konfiskuar edhe vetura me të cilën po lëviznin.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.