Policia arreston dy shtetas turq në aeroport

10 korrik 2025 | 09:05

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Të dy rastet janë evidentuar mëngjesin e 9 korrikut 2025, rreth orës 08:00, gjatë kontrollit të dokumenteve në pikën e kontrollit kufitar ajror.

Sipas raportit policor, një burrë shtetas i Turqisë është kapur në përpjekje për të udhëtuar me një pasaportë në emër të një personi tjetër.

Në një rast të ndarë, edhe një grua, gjithashtu shtetase e Turqisë, tentoi të kalojë me një pasaportë franceze që nuk ishte në emrin e saj.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një restorant në Theth të Shqipërisë është shkrumbuar nga flakët…