Policia arreston edhe personin e dytë të dyshuar për vjedhjen e matësve të ujit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar tashmë edhe personin e dytë të dyshuar për vjedhjen e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.
Gjithashtu hetuesit policorë kanë identifikuar edhe lokacionin e sendeve të vjedhura me ç’rast janë sekuestruar njehsorët e vjedhur dhe është arrestuar edhe një person i moshës madhore.
“Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, ndaj personit të dyshuar të moshës madhore është iniciuar rasti për veprën penale: ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penal’. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
Ndërsa personit të dyshuar (i moshës se mitur) për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, me aktvendim të prokurorit i është caktuara masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Personi i parë lidhur me rastin e vjedhjes është arrestuar më 16 dhjetor.
“Arrestimi i të dyshuarit ishte realizuar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara . Sipas hetimeve, i dyshuari në bashkëveprim edhe me një person tjetër i cili mbetet në kërkim policor, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku cak i vjedhjes kanë qenë 45 (dyzet e pesë) njësor uji”, kishte njoftuar policia me datën 16 dhjetor.



