Policia arreston Korab Bajgorën për fyerje dhe kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
Një rast i rëndë kërcënimi ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, raportohet se ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës në Pejë.
Ngjarja ka nisur pasi i dyshuari kishte bërë një transmetim “live” në rrjetin social Facebook, ku kishte kërcënuar dhe fyer rëndë Haradinajn dhe familjen e tij, duke përdorur gjuhë të papranueshme dhe nxitëse.
Burimet nga strukturat e afërta me hetimin konfirmojnë se i dyshuari është Korab Bajgora, i cili është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitet policore në Pejë, disa orë pas publikimit të videos.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Kanosje”.
I arrestuar përmes një video në Facebook, ka sharë e fyer Haradinajn në mënyra të ndryshme duke e përmendur edhe gruan e kreut të AAK’së.



