Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për fajde në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, “i dyshuari i lartcekur dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë financiare të viktimës, dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme”.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde
Prishtinë, më 15 dhjetor 2025Me datën 15 dhjetor 2025, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me prokurorinë në Ferizaj, ka ndërmarrë veprime hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestim e një personi të dyshuar në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale “Fajde”.
I dyshuari i lartcekur dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë financiare të viktimës, dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme.
Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale ndaj personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me aktvendim të prokurorit është ndaluar.



