Policia arreston një person, merrte ryshfet për regjistrimin e veturave
                18 gusht 2020
                |  10:34
            
        Një person është arrestuar dje në Prishtinë meqë kishte marrë ryshfet për të kryer shërbime në regjistrimin e veturave.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave, raporton /objektiv/.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        