Policia arreston të dyshuarin për vjedhje të rëndë në Ferizaj

17 gusht 2021 | 11:38

Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve nga Drejtoria rajonale në Ferizaj, pas një pune të suksesshme operative, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë njërin nga personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

“I dyshuar, G.H. (m/shtetas i Republikës së Shqipërisë, 30 vjeç), në bashkëpunim me disa persona të dyshuar, me datën 12.08.2021, rreth orës 04:50 minuta, në Ferizaj rruga ‘Sali Qeku’ kanë hyrë me forcë në lokalet e një kompanie ndërtimore dhe kanë vjedhur mjete pune në vlerë 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarit, kurse lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet për personat tjerë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fifi është komentuar gjatë pasi vitin që shkoi humbi shumë…