“Policia, asnjë lëvizje!” – Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë (VIDEO)

01 gusht 2025 | 16:16

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ngjarje që ka ndodhur më 27 prill të këtij viti. I arrestuari është një 42-vjeçar me iniciale K. B., alias A. G., 42 vjeç.

Ai dyshohet si bashkautor në vrasjen me paramendim të 58-vjeçarit. Bazuar në prova, ai ishte në kërkim nga policia pasi i është caktuar më 30 korrik masa e sigurisë arrest me burg.

Ky është edhe momenti i arrestimit të tij teksa udhëtonte si pasagjer me një makinë tip “Audi”.

58-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Në bazë të hetimeve rezultoi se Hoxhaj u qëllua nga 2 armë zjarri.

Ndonëse Hoxhaj nuk rezultonte një person me precedentë, hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i tij mund të ketë ardhur për shkak të lidhjes që ai kishte me një grup kriminal.

Po ashtu ka dyshime se Renato Hoxhaj të kishte dijeni për një vrasje të ndodhur në qytetin e Vlorës muaj më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar pasi…