
Policia bastis disa agjenci shtetërore
16 korrik 2025
| 10:02
Policia në orët e mëngjesit ka bastisur objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore si: Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Forcat speciale të PK-së janë parë në oborrin e këtij objekti ndërsa për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja, shkruan “Ekonomia Online”.