Policia bastis një vilë në Brezovicë, sekuestron armë – i dyshuari në kërkim

22 shtator 2025 | 19:24

Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë bashkë me atë të stacionit “Qendra” në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshime për posedim të armëve në fshatin Brezovicë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Pesë karikatorë për pushkë automatike

Njëzetë e një copë fishekë të kalibrave të ndryshëm

Lidhur me veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është proceduar më tej sipas procedurave ligjore.

I dyshuari, në momentin e kontrollit, nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka…