Policia belge ekzekuton autorin e sulmit me dy të vrarë në Bruksel

17 tetor 2023 | 09:29

Policia belge ka arritur të lokalizojë dhe ta ekzekutojë autorin e një sulmi makabër me dy të vdekur në Belgjikë.

Kështu bëjnë me dije autoritetet belge, sa i takon ngjarjes që tronditi gjithë kontinentin evropian dhe ktheu frikën e terrorizmit të shtuar në zemër të Evropës.

Si u zhvillua ngjarja?

Një person i armatosur, i cili vrau dy tifozë të futbollit suedez në qendër të Brukselit, tronditi Belgjikën mbrëmjen e 16 tetorit, ka thënë kryeministri belg Alexander De Croo, duke e quajtur sulmin “çmenduri terroriste”.

Kombëtarja suedeze e futbollit po luante kundër Belgjikës në stadiumin King Baudouin, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes, të hënën në mbrëmje, por ndeshja u ndërpre në pjesën e parë pas lajmit për sulmin dhe turma u udhëzua të qëndronte brenda stadiumit.

De Croo tha se kryeqyteti belg mbetej në një nivel kërcënimi të shkallës katër – më i larti në vend – dhe i bëri thirrje publikut të jetë “ekstra vigjilent”. Ai tha se siguria do të rritet, veçanërisht në zonat e ndjeshme, duke përfshirë ato që i përkasin komunitetit suedez.

Sulmi ishte “frikacak”, u tha ai gazetarëve. “Autori kishte në shënjestër mbështetësit suedezë. Thuhet se ishte një burrë me origjinë tuniziane, i cili po qëndronte ilegalisht në vendin tonë”.

“Dy jetë u morën, të kositura nga mizoria më ekstreme. Mendimet tona shkojnë për viktimat, të dashurit e tyre, të afërmit e tyre. Ne ofrojmë ngushëllimet tona”, tha De Croo.

Një person i tretë ndërkaq ka mbetur i plagosur rëndë.

Më shumë se 35 mijë tifozë futbolli, të cilët ndiqnin takimin Belgjikë-Suedi, mbetën brenda stadiumit derisa filloi evakuimi pak para mesnatës.

Oficerët e policisë siguruan mbrojtje shtesë për shtetasit suedezë në lojë, duke shoqëruar lojtarët e kombëtares suedeze drejtpërsëdrejti në aeroport për t’u larguar të sigurt, tha për kanalin RTBF, drejtuesi i shoqatës së futbollit të Belgjikës.

Autori ishte Abdeslam Lassoued, tunizian, 45 vjeç, banues në lagjen Schaerbeek me gruan dhe vajzën e tij, një emigrant ilegal, subjekt i një urdhri dëbimi, i cili hyri në Belgjikë në vitin 2019, pasi ishte dënuar në Tunizi për terrorizëm.

Në një video të postuar në mediat sociale, një burrë që identifikohej si sulmuesi tha se “ai ishte i frymëzuar nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik”, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit federal, Eric Van Duyse, në kanalin e lajmeve LN24 të hënën mbrëma.

I dyshuari për të shtënat ishte një burrë 45-vjeçar tunizian, i cili me siguri kishte jetuar në Belgjikë që nga viti 2016 dhe i cili kishte aplikuar për azil në vitin 2019, u tha gazetarëve të martën ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne.

Policia ishte në dijeni të tij që nga viti 2016 kur një shërbim i huaj policor e klasifikoi atë si të radikalizuar, megjithatë asgjë konkrete nuk ishte bërë me informacionin pasi kishte kaq shumë raporte të tilla në atë kohë, tha Van Quickenborne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka gjetur dje një sasi të konsiderueshëm…