Policia bllokon rrugën nga Prishtina Mall deri në Veternik dhe anasjelltas

22 mars 2026 | 08:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se Federata Atletike e Kosovës (FAK), ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”, e cila parashihet të mbahet sot.

Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, “që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00”.

Policia e Kosovës duke asistuar FAK-un, “do të bëjë bllokimin e rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, me datë 22 mars 2026 nga ora 09:00 deri në 11:00”, thuhet në njoftim.

Andaj, “Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative”, përfundon njoftimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në cilësinë e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova më 23…