Policia dhe Prokuroria gjermane deklarohen pas vrasjes së Besar Nimanit

10 mars 2024 | 08:36

Boksieri shqiptar Besar Nimani u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Lajmin e trishtë e dha vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, në rrjete sociale.

“Sot ne një prit ne Bielefeld të Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani”.

Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.

Përmes një komunikate bëhet me dije se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.

Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar.

Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media italiane Corriere della Sera ka publikuar pamjet e rënda…