
Policia dje u shqiptoi mbi 2 000 gjoba kundërvajtësve në trafik
23 shkurt 2025
| 09:13
Gjatë ditës së shtunë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2056 gjoba trafiku.
Në këtë vazhdë kohore, sipas të dhënave të policisë, u regjistruan 41 aksidente, 10 me të lënduar e 31 me dëme materiale.
Po ashtu 14 persona u arrestuan, e nëntë të tjerë u dërguan në mbajtje.