Policia e kërkon të dyshuarin për orë të tëra nëpër labirint

04 tetor 2019 | 12:21

Policia u vu në ndjekje të një personi që kishte përndjekur një grua, edhe pse kishte marrë urdhër nga gjykata që të mos i afrohej.

Por 29-vjeçari Rajan Keneth Uot, në ShBA, hyri brenda një labirinti të krijuar në një fushë me misër.

Policët e rrethuan labirintin dhe që të mos vërdalliseshin kot dhe kërkuan ndihmën e një helikopteri, por as ky nuk bëri punë. Disa nga policët nisën të heqin dorë e të largohen.

Mirëpo, për fatin e keq të agresorit, një prej policëve, teksa po largohej i mërzitur, vuri re një kotec pulash pranë labirintit dhe zbuloi se 29-vjeçari kishte qenë gjithë kohën i fshehur aty.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Qamile Morina, anesteziologe, në zgjedhjet e 6 tetorit është…