Policia e konfirmon rastin e rrahjes së fëmijës në kopshtin ‘Cambridge’ nga dadoja

11 shkurt 2020 | 18:23

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e rrahjes së fëmijës në kopshtin ‘Cambridge Kids’ në Prishtinë nga dadoja.

Zëdhënësja Flora Ahmeti ka deklaruar se rasti është paraqitur në stacionin jugor për keqtrajtim të fëmijës.  “Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu ne Prishtinë është iniciuar një rast Keqtrajtim i femijës. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Një nënë sot ka publikuar një video në  “Facebook” ku shihet dadoja duke e goditur me shuplakë fëmijën, i cili nuk dëshironte të ulej në karrocë.

Postimi pa ndërhyrje.

“Pershendetje te gjitheve! Doja t’ju informoja për abuzimin e fëmijëve në kopshtin e fëmijëve ‘Kembrixh’, nëse dikush ka dërguar ose po mendonte të dërgonte fëmijët e tyre atje. Më poshtë video është se fëmija im është rrahur nga dado, sepse ai nuk dëshiron të ulet në karrocë. Ju lutem ndajeni këtë video, në mënyrë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodh atje”, ka shkruar nëna në “Facebook”. Gazeta  ka kërkuar sqarime edhe nga kopshti por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kongresisti amerikan Jerry Weller, para studentëve të kolegjit AAB ka…