Policia e konfirmon vdekjen e një punëtori në vendin e punës në Prishtinë – një tjetër në gjendje kritike
Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në një lagje të Prishtinës, derisa një tjetër është lënduar shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë.”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa prokuroria dhe inspektoriati i punës kanë nisur hetimet për rastin.
”Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.”, tha Ahmeti.
Vdes një punëtor në Prishtinë pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike



