Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional

12 dhjetor 2025 | 13:33

Policia e Kosovës dhe CEPOL kanë avancuar bashkëpunimin profesional përmes një aktiviteti të rëndësishëm të zhvilluar ditë më parë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Projekti i CEPOL-it, i fokusuar në hetimin e narkotikëve, ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e kapaciteteve hetimore dhe operative të Policisë së Kosovës.

Gjatë aktivitetit, CEPOL i ndau Policisë së Kosovës mirënjohje për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe partneritet të qëndrueshëm.

Policia e Kosovës shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të CEPOL-it dhe institucioneve partnere që kontribuojnë në forcimin e sigurisë publike.

Ky partneritet konfirmon përkushtimin e ndërsjellë për integrimin e standardeve evropiane dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të zbatimit të ligjit në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA papritmas bëri një veprim jashtëzakonisht të papëlqyeshëm midis tifozëve…