Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional
20 maj 2026
| 11:10
Policia e Kosovës dhe CEPOL, në kuadër të projektit WB PACT II, kanë avancuar bashkëpunimin profesional përmes një aktiviteti të rëndësishëm të zhvilluar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Projekti i CEPOL-it, i fokusuar në hetimin e terrorizmit dhe fuqizimit të kapaciteteve trajnuese të Policisë së Kosovës, ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e kapaciteteve hetimore dhe operative të Policisë së Kosovës.
Partneriteti me CEPOL-in konfirmon përkushtimin e ndërsjellë për integrimin e standardeve evropiane dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të zbatimit të ligjit në vend.



