Policia e Kosovës interviston edhe katër persona në FFK

04 prill 2023 | 15:59

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot (e martë) janë intervistuar katër persona nën dyshimet për zhvatje, respektivisht keqpërdorim në pasurinë dhe interesat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas komunikatës personat e dyshuar dyshohet se kanë keqpërdorur autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture.

Gjithashtu kujtojmë se kryetari i FFK’së Agim Ademi po dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të FFK’së dhe po akuzohet për dy vepra penale ‘Keqpërdorimi i besimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.

Komunikata e plotë e PK’së:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 04.04.2023, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kanë intervistuar katër persona nën dyshimet për zhvatje, respektivisht keqpërdorim në pasurin dhe interesat e FFK-së.

Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture.

Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se katër personat e dyshuar, dyshohet se ka kryer veprat penale:

“Keqpërdorim i besimit” dhe

“Shmangia nga tatimi”

Andaj në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) prej orës 20:30 zhvillohet derbi i xhiros…