Policia e Kosovës kërkon ndihmen e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

07 gusht 15:48
Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Arben Tahiri.

Përmes një komunikate  për medie, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën për publikimin e fotos me shënimet e tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ditë…