Policia e Kosovës më e vjetra në rajon, pensionimi i parakohshëm si domosdoshmëri

19 prill 2022 | 21:37

Policët e Kosovës janë më të vjetrit në rajon, ndaj miratimi i Ligjit për pensionimin e parakohshëm po shihet si i domosdoshëm nga njohësit e fushës së sigurisë dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një prononcim për Telegrafin tha se miratimi i këtij ligji do të ndikonte me përtëritjen e këtij institucioni dhe në këtë mënyrë do të ofroheshin shërbime më të mira për qytetarët.

Qalaj bëri të ditur se mosha mesatare e zyrtarëve të PK-së është rreth 47 vjet, ndërsa siç tha, mbi 500 zyrtarë policorë janë me sëmundje të rënda si kancer e sëmundje të zemrës.

“Pensionimi i parakohshëm do të ndikonte në përtëritjen e organizatës pasi që do të punësoheshin gjenerata të reja ndërsa për të pensionuarit do të kishin një tretman më dinjitoz. Me përtëritjen e organizatës, PK-ja do të ishte në gjendje që të ofronte shërbime më të mira të sigurisë për qytetarët e vendit”, deklaroi ai.

Sipas tij, mosha kur policët do të duhej të pensionoheshin është 55 vjet, ndërkaq “implementimi i ligjit për shkak të kostos financiare do të bëhej për 3 deri në 4 vjet”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se në qeverisjen e tij do të bëjë reforma në polici, duke mundësuar kështu pensionimin e parakohshëm të policëve dhe regrutimin e policëve të ri.

Për këtë çështje, Telegrafi ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe pas disa ditësh pritjeje, nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Sipas Qalajt, në këtë drejtim “Qeveria aktuale dhe zoti Kurti, edhe pse e ka pasur prioritet gjatë premtimeve elektorale, nuk është duke bërë asgjë”.

Miratimin e këtij ligji e sheh si të domosdoshëm edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai në një prononcim për Telegrafin tha se mosjetësimi i tij po e penalizon tërë sistemin e sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Thuhet se implementimi i këtij ligji ka kosto buxhetore, por unë mendoj se ky ligj duhet të implementohet dhe të realizohet me tre faza që nuk do të krijonte probleme. Pra, të mos shkohet direkt me pensionim në moshën 55-vjeçare, por të ndahen në grupe”, u shpreh Zeqiri për Telegrafin.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për redaksinë kanë njoftuar se në këtë institucion janë mbi 9 mijë punonjës, mosha mesatare e të cilëve është “mbi 40 vjet”.

Me miratimin e Ligjit për pensionimin e parakohshëm, secili zyrtar policor që mbush 55 vjet kalon në pensionim të parakohshëm, derisa pritet të marrë si pension 60 për qind të pagës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba do të jetë lojtar i Paris Saint-Germainin.…