Policia e Kosovës merr pjesë në marshin për sensibilizimin kundër kancerit të gjirit Prizren

02 tetor 2025 | 12:03

Drejtoria Rajonale në Prizren, mori pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Gratë Burrnesha”.

Marshi u mbajt sot dhe filloi nga QKMF nën moton: “Guxim, shpresë, jetë – Ecim së bashku”, duke përfunduar në sheshin e Lidhjes, ku u mbajt një ceremoni mbështetëse.

Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave lokale, si dhe gra të prekura nga kjo sëmundje.

Pjesëmarrja e Policisë në këtë aktivitet është dëshmi e përkushtimit të saj për të qenë pranë qytetarëve, për të mbështetur kauza humane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe të barabartë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e iniciativave që promovojnë mirëqenien e qytetarëve, pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit,…