Policia e Kosovës nënshkruan kontratë 36-mujore me Artmotion

06 janar 2026 | 00:05

Policia e Kosovës ka nënshkruar kontratë me kompaninë Artmotion për ofrimin e shërbimeve të internetit dhe kabllovikut, me afat kohor prej 36 muajsh.

Sipas kontratës, vlera e përgjithshme e marrëveshjes arrin në 48 mijë e 420 euro, ndërsa Artmotion obligohet të furnizojë me shërbimet e saj të gjitha stacionet policore të Policisë së Kosovës.

Kontrata ka hyrë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të jetë e vlefshme për një periudhë trevjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga portali Shenjester.net, i cili raporton se në këtë procedurë prokurimi ka konkurruar vetëm një operator ekonomik, Artmotion, e cila edhe është shpërblyer me kontratë.

https://www.facebook.com/share/v/16yBmRDrVs/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës përkujton me respektin…