Policia e Kosovës pranon donacion pajisje për detektimin e eksplozivëve

22 qershor 2021 | 14:02

Policia e Kosovës sot ka pranuar donacion nga UNDP në Kosovë përmes përkrahjes financiare nga Qeveria Gjermane, dy pajisje të specializuara për detektimin e eksplozivëve dhe llojeve të ndryshme të narkotikëve dhe një kamerë të avancuar termike me qëllim të një kontrolli më efikas kufitar dhe mbikëqyrje të vijës kufitare.

Gjithashtu në kuadër të këtij donacioni është pranuar edhe një softuer i avancuar në mbështetje të fushës së policisë kufitare për analizën e rriskut dhe profilizimin e problemit.

Ky donacion është në vazhdën e mbështetjes së çmuar që UNDP ofron për Policinë e Kosovës në fusha të ndryshme por edhe në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta.

Policia e Kosovës ka falënderuar UNDP-në dhe Qeverinë Gjermane për këtë mbështetje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët e Kosovës gjatë kësaj vere do të gjykojnë në…