Policia e Kosovës: Protestuesit gjuajtën gaz lotsjellës në Zveçan, iu kundërpërgjigjem me sprej

29 maj 2023 | 08:42

Pas ngjarjeve në mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Republikës së Kosovoës, policia ka lëshuar me një komunikatë për medie, në të cilën shkruan për angazhimet për sigurinë e qytetarëve, lirinë e lëvizjes dhe se do të ndërmarrë masa policore konform sisutatës dhe zhvillimeve.

Policia ka treguar se sot në veri është paralajmëruar për protesta dhe tubime andaj Policia e Kosovës, duke e njohur të drejtën për tubime e protestë paqësore, po kujdeset për ruajtjen dhe qetësinë, përfshirë edhe detyrat e përcaktuara sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Tutje në njofitm thuhet se protestuesit janë tubuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku në hyrje të objketit të komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotësjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur brenda komunës. Policia ndaj tyre është kundërpërgjigjur me sprej për të vënë situatnë nën kontroll.

“Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar. Policia e Kosovës është duke e menaxhuar situatën, njëkohësisht i fton qytetarët të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, përfundon njoftimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Peci, kryetar i Zveçanit, ka konfirmuar se nga ora…