Policia e Maqedonisë jep detaje për arrestimin e Feros

26 maj 2024 | 21:48

Ish artisti i njohur Fero është ndaluar nga policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare Bllacë.

Para disa viteve ai ka pasur një akuzë në Maqedonin e Veriut dhe gjatë hyrjes ilegalisht në Maqedoninë e Veriut ai është ndaluar nga policia.

Policia atje ka njoftuar se më dje  në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë.

I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egla Ceno ia doli që ta bëjë publikun për vete…