Policia e Rusisë po arreston edhe fëmijë, kjo është arsyeja

02 mars 2022 | 12:47

Përpos arrestimeve të shumta të raportuara se po kryhen në Rusia, së fundi është bërë e ditur se Policia e Rusisë ka arrestuar edhe disa fëmijë.

Arrestimi i tyre është thënë të jetë bërë pasi këta të fundit kanë vendosur lule dhe pankarta kundër-luftës, tek Ambasada e Ukrainës në Moskë.

“Në departamentin e policisë në Presnenskoye, fëmijët dhe prindërit e tyre janë lënë në stacion që ta kalojnë aty natën. Policia i arrestoi fëmijët, pasi ata vendosën lule tek Ambasada e Ukrainës”, ka raportuar në “Twitter” gazeta ruse.

Duhet cekur se Rusia po përballet me presione e sanksione të shumta për t’i dhënë fund luftës, si nga jashtë shtetit, por edhe nga brenda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se komandot e…